Image default
VIP

Vera e uron Rita Orën për ditëlindje me këtë video

Rita Ora sot feston ditëlindjen.

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e saj. Ajo ka mbushur 31 vite. Rita para se të hynim në datën 26 nëntor, mori urimin nga nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora. Vera ka postuar një video të rrallë nga fëmijëria e këngëtares. Në video shihet se si nënë e bijë vallëzojnë dhe këndojnë të lumtura së bashku. Në këtë video vërehet poashtu energjia e Ritës se si që në moshë të re ajo e ka dashur muzikën. “Gëzuar ditëlindjen, foshnja ime, ja ku jemi duke kërcyer dhe duke u argëtuar aq shumë ndërsa ti po futeshe në botën tënde magjike të ardhshme! Të dua mbretëresha ime e përhershme e kërcimit ❣️@elenaora omg të shikoj ty regjisorin e vogël pas kamerës – dua. Rita zog urime ditelindja🥳 jemi knaq gjethmon, qe videoja ne hapat e pare to botes tende magjike”, ka shkruar ajo përkrah videos së postuar në Insttgram.

Ndryshe, Rita ka lindur më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë. Ajo ka qenë vetëm 1 vjeçare kur familja e saj u shpurngulën në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Tani ajo gëzon susksese të mëdha në karrieren e saj që ka arritur ta krijoi si këngëtare. /dailyshqip/

 

Related posts

Rina Balaj shfaqet me ndryshimin e radhës në pamje!

Gresa Editor

Adelina në mënyrë të veçantë, përkujton Cimën

Gresa Editor

Del fotoja e parë e Adriana Matoshit pas operimit

Gresa Editor