Image default
VIP

Albani dhe Miriami publikojnë bashkëpunimin e ri (VIDEO)

Albani dhe Miriami publikojnë këngën “Zemer permbi Zemer”.

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, padyshim që janë dyshja më e dashur dhe e pëlqyer nga i gjithë publiku shqiptar. Ata janë shumë aktiv me projekte të reja muzikore. Së fundmi, çifti janë rikthyer me një bashkëpunim të ri. Kënga titullohet “Zemer permbi Zemer”, që i kushtohet dashurisë e shoqëruar edhe me videoklip. Producimin e këngës e ka bërë Lorenc Aliaj, për vokalin është kujdesur Elgit Doda ndërsa tekstin dhe melodinë e ka bërë vet Albani. Këngën tani mund ta gjeni në kanalin YouTube.

Kujtojmë se, Miriami dhe Albani kanë edhe disa bashkëpunime të tjera që janë pëlqyer shumë. I pari është  “Let me die with you”, të cilin e sollën para 8 vitesh. Më pas, ata publikuan bashkëpunimin e titulluar “Dhurata”, një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në vitin 2019, ata sollën këngën “Duam”,  e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe ende vazhdon të pëlqehet. /dailyshqip/

Related posts

Elita Rudi pjesë e Përputhen?

Gresa Editor

Donaldi hodhi një dhuratë përtej mureve të shtëpisë për Bora Zemanin

Gresa Editor

Yll Limani ka publikuar mini-albumin “Lshoja Zanin”

Gresa Editor