Image default
Sport

Lionel Messi fiton sërish “Topin e Artë”

Lionel Messi fiton “Topin e Artë” për herë të shtatë në karrierë.

Futbollisti argjentinas mposhti në finale Robert Levandovskin, duke fituar trofeun si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2021. Lionel Messi ka thyer rekord dhe ka hyrë në histori si fituesi më i mirë i futbollit. Revista “France Football”, ndau dje çmimet e futbollistëve më të mirë në botë për vitin 2021. Lionel Messi është fitues i çmimit të madh “Topi i Artë”. Çmimi iu dha nga revista “France Football”, mbrëmë në një ceremoni gala,, në një nga ambientet e teatrit kryesor të Parisit. Ky është trofeu i shtatë për Messin, i cili ka fituar më parë “Topin e Artë” edhe në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021. Messi ishte i pranishëm në këtë mbrëmje bashkë me familljen e tij, gruan dhe tre djemtë.

Suksesi i futbollistit Messi nuk është rastësor! Ai frymëzoi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Amerikës 2021 në verë, ku kontriboi me gola dhe 5 asiste, duke u zgjedhur lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë i turneut. Nga ana tjetër, ai u zgjodh edhe golashënuesi më i mirë në La Liga dhe e fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën, sezonin e kaluar. /dailyshqip/

 

Related posts

Florian Marku befason nënën e tij që se ka parë që 7 muaj (VIDEO)

Gresa Editor

Futbollistet e Kosovës triumfojnë ndaj Lihtenshtajnit

Gresa Editor

Me 20 nëntor Florian Marku ngjitet në ring

Gresa Editor