Image default
Lajme

Zvicra pritet ta dëbojë një 28-vjeçar kosovar

Një kosovar në Zvicër rrezikon të dëbohet nga Zvicra pasi ishte pjesë e një sherri.

Në vitin 2012, ai bashkë me dy miq ishte përfshirë një një konflikt. Një person i dëmtuar me këtë rast, bart pasoja shëndetësore edhe sot. I akuzuari është një 28- vjeçar shtetas i Kosovës, i cili filimisht ka qenë pjesë e një përleshje në qytetin e Lucernit, kurse më pas ka bërë rezistencë të fuqishme gjatë arrestimit. Por 28-vjeçari thotë se ka vepruar në vetëmbrojte dhe se ka boshllëqe në kujtesë. Sipas albinfo.ch, ai e sheh veten si viktimë para Gjykatës Penale të Lucernit dhe kërkon lirimin.

Gjykata Penale e ka dënuar kosovarin për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor. Si vepër e dytë, ai akuzohet për ushtrim dhune dhe kërcënime ndaj autoriteteve. Kjo për shkak se pas arrestimit të tij policia është detyruar  të thërriste përforcim në vendngjarje dhe vetëm kur janë bërë 5 policë kanë mundur ta dërgojnë atë në paraburgim. Prokurori publik mbetet për dënimin me 23 muaj me kusht, për një periudhë prove prej 2 vitesh dhe me dëbimin nga Zvicra për 12 vjet. Ndërsa Gjykata Penale e Lucernit kishte vendosur për dëbimin e tij prej 10 vitesh.

Për avokatin mbrojtës, dëbimi nga vendi duhet të përjashtohet si mundësi, pasi sipas tij, provat ndaj klientit të tij janë jashtëzakonisht të pakta. Sipas tij nëse do të dënohej, këtë duhej bërë më së shumti për shkaktim lëndimi trupor.  Dhe ai pohon se kjo vepër penale nuk është nga ato që rezulton me dëbim nga vendi. Aktgjykimi do t’u shpallet gojarisht palëve, data nuk është caktuar ende. /dailyshqip/

Related posts

“Eurovisioni 2022” do të mbahet në këtë qytet të Italisë

Gresa Editor

Morenës i ndodh e papritura rrugës për në Kosovë!

Gresa Editor

Nora Istrefi shfaqet me plotë stil!

Gresa Editor