Image default
Lajme

Vjen edhe reagimi i Joseph Borrell për rastin tragjik në Deçan

Për tragjedinë e ndodhur në Deçan raportojnë edhe mediat ndërkombëtare.

Vrasja e tre personave mbrëmë në Deçan, dy prej të cilëve nxënës, në një autobus që po qarkullonte nga Gjakova në Deçan ka tronditur gjithë vendin. Kjo ngjarje ka marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Nga mediat ruse e deri te ato amerikane kanë raportuar për krimin makabër që la tre të vdekur e një të plagosur. Mediat “Reuters”, “Washinngton Post”, “Sputnik”, “Deutche Welle” dhe media të tjera evropiane kanë raportuar për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në Gllogjan të Deçanit

Për këtë rast ka pasur reagime të shumta nga përfaqesues të shtetit dhe të partive politike si nga Kosova, ashtu edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Së fundmi, ka reaguar edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikat e Jashtme, Joseph Borrell. Edhe pse Borrell ka ngatërruar vendin e ngjarjes, duke thënë se e njëjta ka ndodhur në Gjakovë, sidoqoftë ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave duke kërkuar që të gjenden përgjegjësit dhe të sillen para drejtësisë. Tutje, Borrell ka shtuar se do të qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente të vështira. “Të tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Zemra ime shkon për viktimat dhe familjet e tyre. Përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Unë qëndroj me të gjithë kosovarët në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në Twitter. /dailyshqip/

Related posts

“Eurovisioni 2022” do të mbahet në këtë qytet të Italisë

Gresa Editor

Kjo është gjendja e rrugëve në Kosovë pas reshjeve të shiut dhe borës

Gresa Editor

Sara Hoxha shihet në aeroport, ku është nisur?

Gresa Editor