Image default
Lajme

Tragjedia në Deçan, 3 të vdekur dhe 1 i plagosur

Mbrëmja e së premtes ishte tronditëse për Deçanin.

Në Deçan një autobus që po qarkullonte nga Gjakova në drejtim të Deçanit, më konkretisht në fshatin Gllogjan, u sulmua me armë zjarri nga një person i maskuar. Në këtë ngjarje të tmerrshme mbetën të vrarë tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit. Nga të shtënat me armë u plagos edhe një nxënës tjetër, i cili deri më tani raportohet që është në gjendje stabile shëndetësore.

Autori i këtij akti kriminal ende nuk është kapur, madje hetimet fillestare të organeve të rendit nuk janë deklaruar për ndonjë të dyshuar. Motivet e rastit nuk dihen ende. Policia ka bërë të ditur vetëm që po punon në dy-tri pista. Dejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë që hetimet janë duke u kryer me intensitetin më të madh të mundshëm, ku mbrëmë kanë qenë të gjitha njësitet relevante në vendin e ngjarjes, duke bërë hetimet preliminare dhe fillestare. Policia poashtu hedhi poshtë edhe pretendimet e raportuara për gjoja një sulm terrorist.

Tek vendi tragjik shkuan edhe ministrat e kabinetit qeveritar. Ministri i Punëve të rendshme, Xhelal Sveçla, ai i mbrojtjes, Armend Muja, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha shkuan edhe në Pejë për ta vizituar të plagosurin, i cili veçse ishte operuar. Në vend të ngjarjes, e tek familjarët shkoi menjëherë edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha se ishte i tronditur nga sulmi. Reagime të shumta erdhën nga përfaqësues të shtetit dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë, të cilët kërkonin zbardhjen sa më të shpejtë të rastit dhe autori i krimit të dërgohet para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar. Reagimet e menjëhershme ishin edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. /dailyshqip/

Related posts

Pjesë e këngës së Aurelës me Stine do të jetë edhe zëri i Dr. Florit

Gresa Editor

A është shtatzënë Loredana për herë të dytë?

Gresa Editor

Çitaku kritikon qeverinë për mosemërimin e ambasadorëve të rinj

Gresa Editor