Image default
Lajme

Takohen Edi Rama dhe Albin Kurti, pritet të nënshkruhen 15 marrëveshje

Ka nisur mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar sot në Elbasan. Edi Rama ka thënë se është sfidë që të rritet zbatueshmëria e marrëveshjeve mes dy shteteve. Ndryshe, sipas raportimeve, sot pritet të nënshkruhen 15 marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Rama ka thënë se marrëveshja lehtëson procedurat për marrjen e lejeqendrimit dhe se krijohen edhe kushte për akses më të lehtë në tregun e punës. Poashtu, të diplomuarit në universitet do të kenë njohje reciproke të diplomave në mënyrë elektronike. Tutje, Rama tha se për bashkimin e shqiptarëve në një hapësirë të vetme shqiptarët mund të punojnë dhe të dalin në pension dhe të përfitojnë kontribut pavarësisht se ku janë në Shqipëri apo Kosovë. /dailyshqip/

Related posts

Eurodeputeti austriak: Liberalizimi i vizave për Kosovën është urgjent

Gresa Editor

Sabri Fejzullahu lutet për Halil Kastratin

Gresa Editor

Vjen edhe reagimi i Joseph Borrell për rastin tragjik në Deçan

Gresa Editor