Image default
Lajme

Lajm i rëndësishëm, s’ka më ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Kosova dhe Shqipëria dakordohen që qarkullimi Kosovë-Shqipëri të bëhet pa ndalesa.

Sot është mbajtur mbledhje e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje janë nënshkruar 13 marrëveshje mes dy shteteve. Një ndër to marrëveshje për heqjen e ndalesave për kufirin Kosovë-Shqipëri, marrëveshje për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit të përkohshëm, marrëveshje për sigurime shoqërore ndërmjet dy shteteve, marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore të lëshuara nga institucionet e arsimit të lartë dhe institucione të tjera të autorizuara etj.

Ministri i Punëve të Brendshme në Shqipëri, Blendi Çuçi ka thënë se para sezonës së verës së ardhshme, qarkullimi mes Kosovës dhe Shqipërisë do të bëhet pa ndalesë në kufi. Ministri tha se kanë rënë dakord me homologun e tij, Sveçla që të vendosin një sistem kamerash në kufi dhe makinat të qarkullojnë pa ndaluar fare. Këto kamera do të regjistrojnë çdo gjë sa i përket identitetit të makinës, që kalon përmes leximit të targës dhe çdo gjë do të jetë automatike pa pasur nevojë të ndalojë në kufi. Ky plan pritet të bëhet para sezonës se verës.

Ministri Çuçi poashtu shtoi se, gjatë fundjavës së festave të nëntorit nuk do të ketë kontrolla në kufirin Kosovë-Shqipëri. “Kemi dhënë porosi që të mos ketë kontrolle dhe asnjë pengesë në qarkullim gjatë festës së 28 nëntorit. Besoj se jemi në rrugë të mbarë për të përjetuar një lehtësi pa e kuptuar se ne jemi dy shtete të ndryshme”, tha ai. /dailyshqip/

Related posts

E mërkura ditë zie në Kosovë

Gresa Editor

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e gatshme të vihet kundër Albin Kurtit

Gresa Editor

Florian Marku befason nënën e tij që se ka parë që 7 muaj (VIDEO)

Gresa Editor