Image default
Lajme VIP

“Ecim për Adriana Matoshin” sot në sheshin e Prishtinës

Sot organizohet ecje për nder të Adriana Matoshit.

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka njoftuar që pas 9 vitesh i është rikthyer tumori në kokë. Asaj të mërkuren i duhet të përballet me jetën ose vdekjen. Pas marrjes së lajmit të hidhur, shumë artistë dhe emra të njohur nga politika dhe fusha të ndryshme, reaguan duke i japur përkrahje të mëdha për tejkalimin e kësaj sfide. Gjithashtu sot, për nder të saj organizohet ecje nga Sheshi Zahir Pajaziti deri tek Teatri Kombëtar, në Prishtinë. Ecja fillon nga ora 12:00 deri në orën 01:00. Me anë të kësaj ecje thuhet të solidarizoheni me sfidën e Adriana Matoshit, për të cilën po luten të gjithë që ta fitoj si çdo sfidë tjetër që e ka tejkaluar në jetë. Poshtu, përmes kësaj ftohen të gjithë miqtë, artdashësit dhe familjarët të cilët kanë dëshirë ta përkrahin në këtë luftë me sëmundjen e tumorit, për t’i treguar që jemi të gjithë bashkë me të.

Ndryshe, aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, për herë të parë u diagnostikua me tumor në kokë në vitin 2012. Në atë periudhë, Adriana ishte shtazënë me fëmijën e katërt. Ajo është nënë e katër fëmijëve, me ish bashkëshortin e saj, biznesmenin, Albert Sylejmanin.  Ndërkaq, ajo tani po shijon lidhjen me futbollistin afrikan, Keith Groenveld. /dailyshqip/

Related posts

Butrint Imeri nuk do e mbyllë vitin pa edhe një këngë tjetër!

Gresa Editor

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e gatshme të vihet kundër Albin Kurtit

Gresa Editor

Morena Taraku me foto provokuese nga palestra

Gresa Editor