Image default
Lajme VIP

Adriana Matoshit i është rikthyer tumori në kokë

Pas 9 vitesh shërim, Adriana Matoshi përballet përsëri me tumorin.

Aktorja dhe deputetja e kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, 9 vite më parë kishte probleme serioze me shëndetin, e cila ishte diagnostifikuar me tumor në kokë. Ajo kishte treguar për publikun se e ka kaluar këtë sfidë duke u munduar shumë për shëndetin e saj e sidomos në atë kohë që ishte edhe shtatzënë. Derisa tani mendoi se ishte shëruar, asaj i është rikthyer përsëri tumori. Lajmin e ka bërë të ditur vet Adriana përmes një postimi në Facebook, ku tregoi se për shkak të rikthimit të tumorit në kokë, asaj të mërkuren i duhet të përballet mes jetës dhe vdekjes. Por, Adriana shprehet shumë e fortë dhe shpreson që do ta kalojë këtë sfidë, duke theksuar se e presin shumë gjëra që e ka në plan t’i bëj.

“Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes… “, ka shkruar ajo. Artistja tregoi se në fund të kësaj jave do të shihet plotësisht gjendja e saj, duke thënë se shpreson të ketë fatin që të dëgjohet prapë me njerëzit e saj. Për më shumë klikoni këtu për ta parë postimin e plotë të saj. /dailyshqip/

Related posts

Dukagjin Lipa me dedikim emocionues për Duan

Gresa Editor

Nga kjo ditë Përparim Rama do t’ia fillojë punës si kryetar i Prishtinës

Gresa Editor

Ermal Fejzullahut ia hakojnë Instagramin

Gresa Editor